Insajderi
Lajme

Kultivonte bimë kanabisi afër shtëpisë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit

Insajderi
18 September 2024 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kultivonte bimë kanabisi afër shtëpisë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., pasi dyshohet se ka kultivuar bimë të kanabisit në afërsi të shtëpisë në Viti.

Rasti ka ndodhur më 29 gusht të këtij viti, ku ai dyshohet se i ka kultivuar nëntë bimë “canabis sativa” me gjatësi prej 80-210 centimetra, e që i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore që të pandehurin ta shpallë fajtorë.

“Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 Gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A, pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij, ka mbjellë nëntë (9) bimë narkotike ‘Canabis Sativa’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark