“Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar” Ramadani thotë se ministri Sveçla u mashtrua për Urën e Ibrit, e këshillon të dorëheqet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar” Ramadani thotë se ministri Sveçla u mashtrua për Urën e Ibrit, e këshillon të dorëheqet

    Insajderi
    18 September 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka rekomanduar ministrit të Brendshëm, Xhelala Sveçles që të jep dorëheqje si shenjë proteste pasi, sipas Ramasanit, është manipuluar për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

    Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!” nis postimin në Facebook Ramadani, duke i thënë ministrit se ‘do të mbetësh në histori të Kosovës’.

    Postimi i plotë:

    Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!

    Xhelal,

    Reago! Protesto!

    Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

    Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

    ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

    ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

    E ke rastin të zgjedhësh!

    Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark