
Kryetari i Vetëvendosjes më Gjilan, Alban Hyseni po ‘kopjon’ metodat e partisë që kritikuan më së shumti. Partisë Demokratike të Kosovës. Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, kjo komunë ka nisur shtrimin e asfaltit, shkruan Insajderi.
Të martën ka nisur asfaltimi i rrugëve të fshatit Cërnicë në Komunën e Gjilanit. Vlera e të cilave kap shumën rreth 180,000 euro.
Nga fotot që janë publikua shihet se si komuna po jua shtron me asfalt rrugët deri te shtëpia.
Këto punime, me qëllim përfitimi të votave, kryetari Alban Hyseni ka shkuar personalisht me i mbikëqyrë punimet.
Ai iu tha banorëve të këtij fshati se ‘qeverisja lokale nuk ka harruar qytetarët e saj”.
“Në këtë fshat, që është një periferi e qytetit, pas 24 vitesh nga lufta çlirimtare, qeverisja jonë lokale nuk ka harruar banorët dhe qytetarët e saj”, tha Alban Hyseni.
Metodën e njëjtë e kanë përdorur edhe partitë e tjera politike para dhe gjatë kohës së zgjedhjeve.
/Gazeta Insjaderi/