Prokurori i Pjetër Shalës, tash kalon te rasti “Thaçi dhe të tjerët” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i Pjetër Shalës, tash kalon te rasti “Thaçi dhe të tjerët”

    Insajderi
    19 September 2024 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në krye të seancës së sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në procesin që po zhvillohet ndaj katërshes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Prokuroria është përforcuar edhe me një anëtar tjetër.

    Ekipit që e udhëheq prokurorja kryesore Clare Lawson, i është shtuar edhe Filippo De Minicis, i cili deri tani ka kryesuar çështjen e ZPS-së kundër Pjetër Shalës (i dënuar me 18 vjet burgim në shkallë të parë), njofton Klankosova.tv.

    Dëshmitari i parë te “Thaçi dhe të tjerët” të cilin po e merr në pyetje De Minicis, është Halim Berisha, i cili kërkoi t’i hiqen masat mbrojtëse të vendosura më parë – me kërkesë të Prokurorisë dhe të fliste publikisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark