Operacioni kundër fajdeve, policia jep detaje për katër të arrestuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni kundër fajdeve, policia jep detaje për katër të arrestuarit

    Insajderi
    19 September 2024 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksioni i realizuar mëngjesin e sotëm nga Policia dhe Prokuroria përfundoi me arrestimin e katër të dyshuarve për ‘fajde’ dhe ‘organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’’, shkruan Insajderi.

    Operacioni është realizuar në 3 lokacione në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.

    Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë sekuestruar dëshmi të ndryshme si: shuma të konsiderueshme të parave kesh, 5 automjete, telefona celularë, pajisje të ndryshme elektronike.

    Katër personave të dyshuar A. A., S. A., E. G. dhe A. G., pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

     Në vijim gjeni videolinkun lidhur me operacionin policor të realizuar sot nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark