Shefi i diplomacisë turke: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i diplomacisë turke: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

    Insajderi
    19 September 2024 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Türkiye është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, raporton Anadolu.

    Kryediplomati turk ishte i ftuar në redaksinë e editorëve të Anadolut, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

    Fidan u shpreh se në rajon vërehet edhe rëndësia e lidershipit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
    Ai foli për rolin e rëndësishëm që ka Türkiye në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqes dhe stabilitetit në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e 90-ta.

    “Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Türkiye çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, siç ka bërë deri tani.

    Në anën tjetër qëndron Serbia, u shpreh Fidan, duke theksuar se Türkiye ka marrëdhënie të mira edhe me shtetin serb.

    “Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, shtoi ai, duke ritheksuar se mbështetjen për mëvetësinë e Kosovës dhe BeH-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark