Insajderi
Hulumtime/Analiza

Motra e asamblistit të VV’së në Gjakovë, rrugës për t’u bërë profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sociale

Insajderi
19 September 2024 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Motra e asamblistit të VV’së në Gjakovë, rrugës për t’u bërë profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sociale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mesin e pesë kandidatëve, Kaltrina Kusari, motra e asamblistit të Vetëvendosjes në Gjakovë, Ermal Kusari është përzgjedhur nga komisioni vlerësues për t’u bërë profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, shkruan Gazeta Insajderi.

Komisioni vlerësues i përbërn nga tre anëtarë ka propozuar motrën e asamblistit të VV’së, Katrina Kusari si kandidaten që i plotëson kriteret në konkursin e hapur për profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Sociale.

“Konstatohet: qe Raporti i Komisionit Vlerësues (recensues) me nr. prot. 007156 III dt. 26.08.2024 lidhur me pozitën 111/1te konkursit me nr.l)rot.OI11475 Ie dt. 10.07.2024 i plotëson kriteret dhe i njëjtin shpallet në buletinin c UFAOJ-se”, thuhet  në vendimin që ka siguruar Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi ka mësuar se kandidatja e propozuar është motra e asamblisti të Vetëvendosjes në Komunën e Gjakovës, Ermal Kusari.

Insajderi ka kontaktuar rektoratin dhe vetë Kaltrina Kusarin për të mësuar nëse lidhja e vëllait të saj me politiken ka ndikuar në rrugën e saj për t’u bërë profesoreshë. Por, deri në publikimin e artikullit nuk janë përgjigjur.

/ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark