Insajderi
Lajme

I dyshuari për vrasjen në qendër të Mitrovicës në kërkim, policia tregon çka gjeti në banesën e tij

Insajderi
22 September 2024 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dyshuari për vrasjen në qendër të Mitrovicës në kërkim, policia tregon çka gjeti në banesën e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Valdrin Salihu është i dyshuari kryesor që po kërkohet për vrasjen makabër në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. Për të policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Policia ka bërë të ditur edhe se ka bastisur banesën e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor bën të ditur se të dyshuarit Valdrin Salihu iu është bastisur banesa. Përgjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë dhe 205 fishekë me tre karikatorë.

“VRASJE- Mitrovicë Jugu / 20.09.2024 – 09:45. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë. I dyshuari është në kërkim policor dhe rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore“, thuhet në njoftimin e policisë.

Insajderi raportoi se viktimë e këtij sulmi ishte Florim Zeqiri, 45-vjeçar nga fshati Vinarc i Mitrovicës, i cili nuk arriti t’i mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në QKUK.

Në vendngjarje ishin shkrepur gjashtë plumba, teksa motivi i vrasjes ende është i panjohur. /insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark