Formacionet zyrtare, Man City – Arsenal: Guardiola dhe Arteta futen me të gjitha forcat - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare, Man City – Arsenal: Guardiola dhe Arteta futen me të gjitha forcat

    Insajderi
    22 September 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City dhe Arsenali do të takohen sot (e diel) me fillim nga ora 17:30 në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit anglez.

    Në atë që po konsiderohet si derbi i javës mes dy ekipeve pretendente për titull kampion, të dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë përballje.

    Arteta ka vendosur që t’i dhurojë Calafiorit fanellën e titullarit, Saka starton në krah ndërsa rikthehet në formacion Trossard.

    Tek City në anën tjetër, Guardiola ka vendosur që të luajë me Gundogan nga minuta e parë në mesfushë, ndërsa në përbërjen startuese është rikthyer edhe Jeremy Doku.

    Formacionet zyrtare:

    Man City: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Gvardiol, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Savinho, Doku, Haaland.

    Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori, Partey, Rice, Havertz, Saka, Martinelli, Trossard./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark