Vidhen 850 euro, pulla postare dhe mbushje të telefonave në një postë në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhen 850 euro, pulla postare dhe mbushje të telefonave në një postë në Fushë Kosovë

    Insajderi
    24 September 2024 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosova ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë kryer vjedhje.

    Ai ka raportuar se janë vedhur 850 euro pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300 deri në 400 euro.

    “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës së Kosovës, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark