Një vjetori i sulmit në Banjskë/ Ambasada gjermane kërkon arrestimin e Radoiçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vjetori i sulmit në Banjskë/ Ambasada gjermane kërkon arrestimin e Radoiçiqit

    Insajderi
    24 September 2024 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada gjermane në Prishtinë ka kujtuar një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

    Në reagimin e ambasadës, thuhet se mosndëshkimi i Milan Radoiçiç për atë që ndodhi në Banjskë, i cili ka pranuar se është përgjegjës, krijon precedent me rrezik për sigurinë rajonale.

    “Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark