Insajderi
Lajme

Kontraktori i Komunës prish një gyp, tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Insajderi
24 September 2024 - 20:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kontraktori i Komunës prish një gyp, tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tri lagje të Komunës së Prishtinës, kanë mbetur pa ujë të pijes.

Siç, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kjo po ndodh për shkak të një defekti që ka ndodhur në një gyp në rrugën “Anton Santori”.

“Para pak çastesh ka ndodh një defekt i gypit të ujit DN 63 si dhe gypi i kanalizimit në rrugën ‘Anton Santori’ nga një kontraktor i komunës që po punon në rehabilitimin e rrugës. Mbeten pa ujë: lagjja Qershia, Marigona 2 dhe Qëndresa”, tha KRU “Prishtina” në një njoftim në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark