Insajderi
Lajme

“Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar”- VV’ja s’ia kalojnë Korenicës amandamentin për fertilizim të asistuar mjekësor

Insajderi
26 September 2024 - 11:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar”- VV’ja s’ia kalojnë Korenicës amandamentin për fertilizim të asistuar mjekësor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm 38 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e amandamentit pesë të deputetit Visar Korenica, i cili propozon që në projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor vetëm çiftet bashkëshortore të kenë të drejtë të vendosin të kenë fëmijë dhe jo individi ose gruaja e pamartuar.

Kjo nuk ka kaluar as në komisionin për të drejtat e njeriut, shkruan Insajderi.

Gjegjësisht, pjesë në votim s’ka marrë as një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të partisë së cilës deputeti Korenica i takon.

Ky projektligj ka përplasur disa deputetë të VV’së, i cili kundërshtohet nga Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

“Vetëm 38 deputetë po votojnë, kështu që nuk po e përsëris fare se po duket qysh në fillim një disponim i pamjaftueshëm për me kalu këtë projektligj”, ka thënë kryekuvendari Glauk Konjufca në seancë plenare. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark