Kuvendi dështon t’i votojë tri marrëveshje ndërkombëtare, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi dështon t’i votojë tri marrëveshje ndërkombëtare, në mungesë të kuorumit shtyhet seanca

    Insajderi
    26 September 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar të ratifikojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme, në mungesë të kuorumit.

    Projektligji i parë që u hodh në votim ishte ai për për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

    “Nuk ka kuorum për ta votuar këtë marrëveshje ndërkombëtare. I mbetet një seance të ardhshme”, ka deklaruar Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Në mungesë të kourumit, Kuvendi s’arriti ta kalojë as Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore. Në votim morën pjesë 74 deputetë.

    Marrëveshja e tretë që dështoi të miratohej ishte ajo për kredi mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark