
Behar Isma, Konsull i Kosovës në Dyseldorf ka shënuar si sukses takimin me një ambasador tjetër të Kosovës që shërben në Holandë.
Faqja zyrtare e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Düsseldorf ka publikuar një njoftim të shoqëruara me fotografi nga takimi i Behar Ismas me ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli.
Në këtë njoftim është cekur arsyeja e takimit e që është për fuqizimin e diplomacisë publike dhe ekonomike.
Njoftimi i plotë:
Konsulli i Përgjithshëm në detyrë i Republikës së Kosovës në Dyseldorf, z. Behar Isma gjatë muajit shtator ka pritur në vizitë zytare Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës z. Dren Dolin.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan tema të ndryshme e me theks të veçantë fuqizimin e diplomacisë publike dhe ekonomike. Konsulli Isma, ndër të tjerash e njoftoi Ambasadorin Doli mbi strukturën dhe funksionimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf si dhe për gamën e gjerë të aktiviteteve dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët tanë.
***
Konsulli i Përgjithshëm në detyrë i Republikës së Kosovës në Dyseldorf, z. Behar Isma gjatë muajit që po lëmë pas, ka pritur po ashtu në takim zyrtar këshilltarin politik ne parlamentin e landit të Nordrhein-Ëestfalen, z. Berat Arifi.
Në këtë takim u diskutua për çështje dhe projekte të ndryshme, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në nivel lokal, për krijimin e partneriteteve mes komunave të të dyja vendeve.
***
Në takim të ngrohtë e miqësor Konsulli Isma priti edhe z.Arlind Bajrami, futbollist në Ëuppertal SV U17, tashmë pjesë edhe e përfaqësueses së Kombëtares së Kosovës në U17.
Konsulli Isma falënderoi Bajramin, i cili edhe pse i lindur e i rritur jashtë Kosovës është angazhuar për të dhënë kontributin e tij në mënyrë që të përfaqësojë sa më mirë kombëtarën në fushën e gjelbër.