Insajderi
Sport

“Dardanët” kundërshtojnë ashpër Europianin Shqipëri-Serbi: Turpi do jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë

Insajderi
27 September 2024 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dardanët” kundërshtojnë ashpër Europianin Shqipëri-Serbi: Turpi do jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë është konfirmuar lajmi se Shqipërisë dhe Serbisë iu dha drita jeshile për të organizuar Kampionatin Europian për grupin U-21.

Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinion sportiv në Kosovë dhe Shqipëri.

Së fundmi erdhi një reagim edhe nga tifozëria “Dardanët”.

Ata reaguan ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional por për ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet por turpi do jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tim”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark