
Në fakt, Ahmeti dhe Behrami u kanë shpëtuar tentim-sulmeve, por tre miq të tyre kanë pësuar lëndime, pas sulmit fizik që tifozët e Varadarit e kanë kryer ndaj tyre në ndeshjen me Shkëndijen, e zhvilluar të dielën në kuadër të kampionatit maqedonas.
Në stadium ishte një grup prej 15 shqiptarësh, nga Kosova e Maqedonia, që kishin shkuar për ta shikuar Shkëndijën.
Në mesin e tyre ishin edhe Ahmeti e Behrami, e po ashtu drejtues të klubit kuq e zi. Dhe, në momentin kur Shkëndija kishte shënuar gol, ata kishin festuar, me ç’rast huliganët janë vërsulur në drejtim të tyre.
“Vetëm Zoti na ka shpëtuar. Kah minuta e 38-të e ndeshjes, kur Shkëndija shënoi gol, ne duartrokitëm dhe iu gëzuam golit. S’kemi ditur asgjë veç kur na janë vërsulur tifozët, huliganët, duke na gjuajtur me gjësende të forta, por na u vërsulën edhe për të na sulmuar fizikisht”, i tha Behrami gazetës Zëri.
Megjithatë, Ahmeti e Behrami shpëtuan nga sulmet, të lënduar mbetën tre persona të tjerë shqiptar të Maqedonisë.
Ahmeti ishte edhe javën e kaluar në Maqedoni për ta ndjekur duelin mes shqiptarëve, Shkëndija – Renova, ku u prit nga presidenti i klubit tetovar, Lazim Destani. /Insajderi.com