Sekuestrohen 66 kg drogë në Mal të Zi, dy persona po e transportonin në këmbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 66 kg drogë në Mal të Zi, dy persona po e transportonin në këmbë

    Insajderi
    29 September 2024 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    66 kilogramë drogë të llojit kanabis janë sekuestruar në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit nga Policia Kufitare e Malit të Zi.

    Policia malazeze thotë se kanë marrë informacion se dy persona ende të paidentifikuar kanë qenë duke transportuar në këmbë drogën që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

    Gjatë operacionit, dy trafikantët kanë braktisur tre çantat e mbushura me kanabis dhe janë larguar për në Shqipëri nga një zonë e pyllëzuar.

    Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore të Malit të zi kanë gjetur tre çanta brenda të cilave, ishin 119 pako kanabisi, me peshë rreth 66 kilogramë, raporton Abcnews.al.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark