Insajderi
Sport

Futbollisti i Manchester City në hall, gruaja ia kërkon 18 milionë euro që të kthehet me të

Insajderi
30 September 2024 - 14:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Futbollisti i Manchester City në hall, gruaja ia kërkon 18 milionë euro që të kthehet me të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gruaja e futbollistit Kyle Walker, Annie Kilner, do t’i japë martesës së saj një tjetër shans me kusht që futbollisti i Manchester Cityt, do t’i paguajë asaj 15 milionë paund (afro 18 milionë euro), apo gjysmës së pasurisë.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare ata bashkë i kanë katër fëmijë, derisa 34 vjeçari e ka edhe një vajzë me ish-dashnorën, Lauryn Goodman.

Sipas burimeve pranë çiftit pohojnë se Walker dhe Kilner debatojnë për gjithçka dhe se kanë marrë vendimin për të lidhur një marrëveshje financiare.

“Ajo i tha atij se do të provonte përsëri nëse ai i jepte fillimisht gjysmën e parave të tij. Asaj i është thënë se ajo ka të drejtë për gjysmën e pasurisë së tij nëse ndahen, dhe ajo nuk dëshiron që asnjë qindarkë nga pjesa e saj t’i shkojë Lauryn-it”, deklaruan burimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark