
Politikani problematik serb, Aleksandar Arsenijeviç, i cili po i fishkëllen qeveritarët që po shkojnë në Veri, ka publikuar një video të re në faqen e tij në Facebook. Ai po pretendon se kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e ka sharë me robë, shkruan Insajderi.
Pamjet tregojnë se si Arsenijeviç e ka takuar kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Atiq, ndaj të cilit po pretendon se i është kthyer me një gjuhë të ashpër.
“A me shajte me robë a”, dëgjohet duke thënë Arsenjieviç në serbisht.
Politikani serb, para dy ditë ka pasur një incident shefin e kabinetit të Atiqit, Visar Sylën në një lokal.
I njeti politikan ishte arrestuar edhe për fishkëllimat që i bëri kryeministirt Albin Kurti. Policia e Kosovës e kishte arrestuar Arsenijeviq në Mitrovicën e Veriut pasi i ka fishkëllyer vizitës së kryeministrit Albin Kurti dhe dy ministrave të lartcekur në kuadër të hapjes së stacionit policor në veri./Insajderi.org/