LAVDI MARRISË! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    LAVDI MARRISË!

    Insajderi
    30 September 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Artan Nimani

    Manifestimi i dështimit institucional dhe papërgjegjshmërisë qeveritare përmes bllokimit të ekzekutimit të pagave Qeveria Kurti dhe ministri Murati kanë arritur një “sukses” historik, duke bllokuar ekzekutimin e pagave për mjekët, arsimtarët, policët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civilë – ata që mbajnë shoqërinë në këmbë. Ky absurd nuk është parë as në kohët kur nuk kishim fare qeveri. Atëherë, edhe në krizat më të rënda, ekzistonte të paktën një sens minimal solidariteti dhe përgjegjësie. Por sot, me premtimet e mëdha të “ndryshimit”, kemi përjetuar vetëm thellimin e dështimit. Një qeveri që erdhi me fjalë për mirëqenie dhe drejtësi sociale ka arritur vetëm të tregojë papërgjegjshmëri të plotë, duke lënë pa paga punëtorët më jetikë të vendit. Ndërsa qeveria kënaqet me justifikime boshe, ata që sakrifikojnë për shëndetin, edukimin dhe sigurinë e popullit janë lënë të luftojnë për mbijetesë pa asnjë mbështetje. Lavdi marrisë, ky është edhe një absurditeti i qeverisë që “kujdeset” për popullin Forumi Intelektual


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark