“Bjeri, bjeri”, momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Bjeri, bjeri”, momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

    Insajderi
    30 September 2024 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, teksa foltorja u rrethua nga gardistët dhe deputetët demokratë po pengonin mbarëvajtjen normale të seancës parlamentare, një incident me protagonist Gazment Bardhin u regjistrua.

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëgjohet teksa përplaset verbalisht në distancë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe më pas u bën thirrje deputetëve të tjerë që të hedhin sende të forta në drejtim të saj, raporton A2.

    “Bjerini, bjerini”, dëgjohet të thotë Bardhi teksa ai vetë hedh në drejtim të Spiropalit këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

    Sulmi i Bardhit në drejtim të kryeparlamentares ndalet nga një prej gardistëve, i cili i devijon drejtimin këmbës së karriges së hedhur nga Bardhi duke përdorur një dosje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark