Tahiri për pagat: Qeveria shkeli dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për pagat: Qeveria shkeli dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj

    Insajderi
    30 September 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj qeverisë që nuk e ka bërë ekzekutimin e pagave për punonjësit publik.

    Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka kritikuar qeverinë se po shkel dinjitetin e familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj.

    “Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari,” ka shkruar Tahiri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark