Insajderi
Lajme

Mori ryshfet që t’ia kalojë kandidates patentë shoferin – arrestohet i dyshuari

Insajderi
01 October 2024 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mori ryshfet që t’ia kalojë kandidates patentë shoferin – arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për pranimin e ryshfetit.

Sipas Policisë së Kosovës, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë siguruar prova që dëshmojnë se i dyshuari, një qytetar kosovar, kishte pranuar ryshfet nga një grua kosovare me premtimin se do ta ndihmonte atë në procesin e marrjes së patentë shoferit.

Pas intervistimit nga autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark