Tollovi para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë me forcë në Kuvend, ndalohen nga Garda - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Tollovi para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë me forcë në Kuvend, ndalohen nga Garda

    Insajderi
    03 October 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të enjte, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

    Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

    Seanca pritet të nisë në orën 10:00, por deputetët Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe të tjerë kanë mbërritur në shkallët e Parlamentit dhe kanë tentuar të hyjnë, por punonjësit e Gardës janë bërë gardh dhe kanë bllokuar dyert.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark