Insajderi
Sport

Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille-Real Madrid

Insajderi
03 October 2024 - 11:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit.

Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Lille me rezultat 1-0.

“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille.

Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Ai fitoi penalltinë që u kthye në gol nga Jonathan Davies në fundin e pjesës së parë.

Në një ndeshje ku luanin Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, nuk është gjë e vogël.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark