Insajderi
Lajme

Tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro, ndalohet nga policia 36-vjeçari nga Kosova

Insajderi
03 October 2024 - 16:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro, ndalohet nga policia 36-vjeçari nga Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u kap nga Policia Kufitare e Morinës duke duke tentuar të fusë në Shqipëri 18 000 euro, pa i deklaruar sipas ligjit.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, ndaloi automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. M., në hyrje të Shqipërisë, për një kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit, shuma e parave u zbulua dhe u sekuestrua menjëherë. Shtetasi D. M., banues në Mamushë, Kosovë, u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark