Insajderi
Lajme

Peci – fermerëve: Ishit ndjesia pozitive dhe motivi im për punë, më keni mirëpritur me buzë në gaz

Insajderi
05 October 2024 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peci – fermerëve: Ishit ndjesia pozitive dhe motivi im për punë, më keni mirëpritur me buzë në gaz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është shprehur se fermerët e Kosovës, kanë qenë ndjesia pozitive dhe motivi i tij për punë.

Ndër të tjera, ai shton se me mbi 500 vizita që bëri anë e kënd vendit, ishin fermerët ata që e pritën me buzë në gaz, dashamirësi e vlerësim.

“Të dashur fermerë, gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, keni qenë ndjesia pozitive e motivi im për punë. Ka qenë nder i veçantë, kënaqësi, e mbi të gjitha përgjegjësi të iu shpërbej si ministër i Bujqësisë, t’i dëgjoj hallet e juaja, idetë, sfidat e fjalët e mira duke parë progresin dhe rritjen tuaj dita-ditës”, u shpreh Peci.

“Në më shumë se 500 vizita anë e kënd Kosovës, më keni mirëpritur siç është tradita dhe zakoni, me buzë në gazë, dashamirësi e vlerësim. Me zemër do të doja të iu vizitoja të gjithëve, mbi 30 mijë fermerë gtë përkushtuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark