Insajderi
Lajme

Rasti tragjik me tri jetë të humbura në Liqenin e Badovcit, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Insajderi
06 October 2024 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti tragjik me tri jetë të humbura në Liqenin e Badovcit, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktimat kanë vdekur në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje”, thotë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”.

Viktimat besohet të kenë rënë me veturë në Liqenin e Badovcit.

Sipas Gazetës Nacionale, ekipe të kërkim/shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar deri rreth shtatë orë për të nxjerrë trupat e pajetë të viktimave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark