Krasniqi shkruan për vdekjen tragjike të tre të rinjve: Jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi shkruan për vdekjen tragjike të tre të rinjve: Jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit. 

    Insajderi
    06 October 2024 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e tre të rinjve nga një aksident tragjik në Badovc ka tronditur vendin.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij, familjarëve të viktimave në aksidentin fatal në Liqenin e Badocit.

    Krasniqi shprehet se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

    “Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.  Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.  Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark