Kryeminsitri dhe dy ministra nesër do të diskutojnë për problemin me qentë endacak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeminsitri dhe dy ministra nesër do të diskutojnë për problemin me qentë endacak

    Insajderi
    07 October 2024 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër kryeministri Kurti me ministrat Murati dhe Krasniqi do të mbajnë një takim të përbashkët ku do të flitet për Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve, ndërlidhjen e qytetarëve me adresë zyrtarë dhe kontratën kolektive.

    “Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati.

    Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare;  Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme.

    Ceremonia do të mbahet më 08.10.2024, E Martë, në ora 13:00, në Hotel Garden, Prishtinë”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark