Insajderi
Lajme

Mustafa i LDK’së ironizon me Qeverinë Kurti: “Gjune do mjegull qaty me pensione se i lejuam mallrat serbe”

Insajderi
07 October 2024 - 14:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mustafa i LDK’së ironizon me Qeverinë Kurti: “Gjune do mjegull qaty me pensione se i lejuam mallrat serbe”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka bërë një ndërlidhje rreth vendimin për ndryshimin e masave për mallra serbe në pikën e Merdares  duke ironizuar se si erdhi deri tek vendimi për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë.

Mustafa ka ironizuar duke improvizuar një dialog imagjinar ndërmjet Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kryeministrit Kurti, me anë të së cilit thotë se vendimi për rritjen e pensioneve është veç një tentativë për të mjegulluar mendjen e qytetarëve.

Statusi i plotë i Mustafës:

Sveçla “shef u dorëzova, ua qela kufinin mallrave të Serbisë!”

Albini “Hekuran, gjuje do mjegull qaty, rriti pensionet, ja shtesat për fmi, ja… bon diçka, bone mjegull qy!!!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark