Insajderi
Lajme

“Rrezik”- Përgjimet me Radoiçiqin, Haki Abazi ia vendos shiritin e rrezikshmërisë Mimoza Kusarit

Insajderi
10 October 2024 - 11:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rrezik”- Përgjimet me Radoiçiqin, Haki Abazi ia vendos shiritin e rrezikshmërisë Mimoza Kusarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës po flet lidhur me përgjimet me Milan Radoiçiq.

Përgjatë fjalimit të saj ka ndërhyrë deputeti i pavarur, Haki Abazi, duke ia vendosur shiritin e rrezikshmërisë me përshkrimin “Danger” apo “Rrezik”, shkruan Insajderi.

Kusari-Lila ka mohuar përgjimet, duke thënë se me Radoiçiqin ka biseduar vetëm një herë, madje atë në gjuhën shqipe.

Pushteti po i quan “luftë hibride” përgjimet e publikuara të Kusarit me Radoiçiqin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark