Flet babai i 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali: E vrava me dorën time, pas divorcit e dërgova sërish te burri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Flet babai i 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali: E vrava me dorën time, pas divorcit e dërgova sërish te burri

    Insajderi
    10 October 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një prononcim ekskluziv për News24, Met Gjura, babai i Eleonora Tocit, 24-vjeçares që u mbyt nga burri në prani të fëmijëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Itali, ndihet fajtor për atë që i ndodhi vajzës së tij.

    Babai i viktimës ka treguar se ishin divorcuar para disa muajsh, por 24-vjeçarja ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin, pasi pleqtë kishin ardhur dhe kishin kërkuar pajtim.

    E mbyti bashkëshorti në sy të fëmijëve, flasin banorët e fshatit të 24-vjeçares: Ishte vajzë shumë e mirë, kishte dy muaj në Itali

    “E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha babai i vajzës.

    Të gjitha banorët flasin fjalët më të mira për familjen e 24-vjeçares dhe vetë të renë që e njihnin si një vajzë të urtë që kujdesej për fëmijët pavarësisht vështirësive ekonomike.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në Caserta, Itali, ku viktima kishte vetëm dy muaj që i ishte bashkuar ish-burrit.

    Si ndodhi krimi?

    Krimi ndodhi në shtëpinë ku çifti banonte së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës 4 dhe 6-vjeç, të cilët ishin dëshmitarë të tragjedisë.

    Rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës Lulzin Toci mbyti me duar 24-vjeçaren pa asnjë arsye të dukshme, ndërsa ajo ishte në shtrat.

    Pasi vrau Eleonorën, vrasësi u largua për të shkuar në shtëpinë e kunatës së tij (gruas së vëllait) e cila jetonte disa qindra metra më tutje, duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital pasi nuk ndihej mirë.

    Megjithatë, sjellja e tij, veçanërisht mungesa e Eleonorit, e bëri gruan të dyshonte dhe vendosi të merrte me videocall në telefon viktimën.

    Por ishte një nga fëmijët që u përgjigj dhe i tronditur i tregoi atë që kishte ndodhur: “Babi vrau mamin”, duke inkuadruar në kamera trupin e nënës së shtrirë në krevat.

    Në atë moment ka qenë kunata e çiftit që ka lajmëruar policinë, që ka shkuar në vendngjarje.

    30-vjeçar Lulzim Toci është gjetur duke u endur në gjendje konfuze pranë shtëpisë së kunatës së tij.

    Pas arrestimit, ai nuk mundi t’i shpjegonte arsyen e krimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark