Insajderi
Lajme

Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar

Insajderi
10 October 2024 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Kosova po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se vendi po qeveriset nga një mentalitet antikombëtar, shkruan Insajderi.

Ai theksoi se qeveria nuk respekton arritjet e Kosovës dhe trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kurrë nuk e kanë dashur asnjë të arritur të Kosovës ku ata s’kanë qenë protagonistë. Kurrë s’e kanë dashur UÇK-në as trashëgiminë e saj,” shkruan ish-kryeministri, duke sugjeruar një mungesë të thellë respekti për historinë e vendit.”

Haradinaj shkon edhe më tej, duke akuzuar qeverinë se nuk nderon komandantët e UÇK-së, përveç rasteve kur u shërben interesave të tyre politike.

“Edhe kur vizitojnë varret e dëshmorëve, i vizitojnë sepse nuk janë të gjallë. Po të ishin të gjallë, do t’i quanin kriminelë. Kosova po qeveriset nga një mentalitet krejt antikombëtar që flet shqip e abuzon shqip, por asgjë shqiptare nuk ka”, tha Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark