Po raportonte drejtpërdrejtë nga Florida, momenti kur gazetari i CNN-it goditet në fytyrë nga një copë e rrënojave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Po raportonte drejtpërdrejtë nga Florida, momenti kur gazetari i CNN-it goditet në fytyrë nga një copë e rrënojave

    Insajderi
    10 October 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anderson Cooper është goditur në fytyrë nga copat e rrënojave, pak minuta pasi uragani Milton goditi Siesta Key në Florida.

    Reporteri 57-vjeç, po mbulonte drejtpërdrejtë fatkeqësinë katastrofike për CNN në Bradenton, pak milje larg Siesta Key, ku një copë e rrënojat e goditi atë në fytyrë.

    Por ai shpejt u rimëkëmbë duke thënë: “Kjo nuk ishte e mirë. Ne me gjasë do të futemi për pak brenda”, transmeton Telegrafi.

    Në ato momente erërat po frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë, duke pamundësuar qarkullimin normal si dhe anulimin e mijëra fluturimeve.

    Cooper po tregonte se niveli i ujit ka arritur deri të gjunjët e tij – pak momente para se të goditej nga një copë e rrënojave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark