Rast i çuditshëm në Prizren: Policia kontrollon punëtorin e një lokali- i gjen kokainë, marihuanë, thikë dhe fishekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast i çuditshëm në Prizren: Policia kontrollon punëtorin e një lokali- i gjen kokainë, marihuanë, thikë dhe fishekë

    Insajderi
    13 October 2024 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i çuditshëm është raportuar në raportin ditor të së dielës nga Policia e Kosovës në Prizren.

    Sipas raportit, është arrestuar një i dyshuar në orën pesë të mëngjesit të së shtunës, pasi përgjatë kontrollit atij iu janë gjetur armë dhe drogë, shkruan Insajderi.

    “Prizren  12.10.2024 – 05:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij dhe lokalit në të cilinë punon; janë gjetur dhe sekuestruar 13.69 gram  kokainë, 137.67 gram marihuanë, 132.5€, 70 franga, dy kartela të bankës, një veturë, një telefon mobil, një thikë, një fishek dhe disa pajisje që shërbejnë për paketim të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

    PK’ja njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark