Një burrë e një grua e marrin peng 53-vjeçarin në Gjirokastër, kërkonin para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë e një grua e marrin peng 53-vjeçarin në Gjirokastër, kërkonin para

    Insajderi
    13 October 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memaliaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng dhe kanë kanosur për t’i marrë para një 53-vjeçar.

    Njoftimin për ngjarjen e ka bërë policia e qytetit jugor, duke sqaruar se Edi Tafili dhe Lavdije Çaushi, e kanë mbajtur 53-vjeçarin në një banesë të marrë me qira, raporton A2.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit: – L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj. Ata kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.”

    Dy autorët e dyshuar akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

    Nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark