Ferizaj: Gjobiten rëndë dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Gjobiten rëndë dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

    Insajderi
    13 October 2024 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 12.10.2024 rreth orës 00:30 në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës 22 vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22 vjeçar,  i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.

    Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark