Insajderi
Lajme

Rrahje masive në Ferizaj- Pesë persona të përfshirë, gjendet edhe një armë zjarri

Insajderi
14 October 2024 - 08:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje masive në Ferizaj- Pesë persona të përfshirë, gjendet edhe një armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm fizik me mjete të forta nga tre persona në drejtim të dy viktimave në Ferizaj, në orët e para të së dielës.

Përmes raportit ditor të së hënës, policia njofton se ka arrestuar të dyshuarit. Përgjatë kontrollit njërit nga ta iu është sekuestruar një armë zjarri, shkruan Insajderi.

“Rr. Fatmir Kerqeli, Ferizaj  13.10.2024, 00:30. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Siç thotë policia, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësorë, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark