Alarmi për bombë pranë ambasadës ukrainase në Tiranë, policia: Ishte i rremë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmi për bombë pranë ambasadës ukrainase në Tiranë, policia: Ishte i rremë

    Insajderi
    14 October 2024 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për bombë në Ambasadën Ukrainase në Tiranë rezulton i rremë. Përmes një njoftimi blutë e Tiranës bëjnë me dije se pasi ka mbërritur email-i kanë bërë verifikimet përkatëse duke dalë në këtë përfundimin.

    “Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë. Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë. Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin”, thotë Polica.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark