Safet Gjici kërkon lirinë për probleme shëndetësore, Gjykata kërkon ekspertim mjeko-ligjor   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Safet Gjici kërkon lirinë për probleme shëndetësore, Gjykata kërkon ekspertim mjeko-ligjor  

    Insajderi
    14 October 2024 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Elbasanit ka shtyrë për në datën 11 Nëntor seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili kërkon lirinë nga qelia.

    Me pretendimin se ka probleme shëndetësore avokatët kërkojnë që Gjici ta kryejë dënimin e mbetur me 1.2 vite burg, në shtëpi. Sipas avokatëve Gjici  aktualisht është diagnostikuar me zgjerim të aortës, probleme kadiovaskulare dhe diabet.

    Deri në seancën e radhës Gjykata ka kërkuar ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar sëmundjen e të dënuarit Gjici, duke marrë kartelat e tij para se të dënohej.

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar më shumë se një vit më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark