Qytetari raporton në polici se dikush ia kalli veturën qëllimisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari raporton në polici se dikush ia kalli veturën qëllimisht

    Insajderi
    15 October 2024 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri, në Fushë Kosovë.

    Sipas organeve të rendit, në bazë të hetimeve fillestare dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

    “Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht. Zjarri ishte fikur nga viktima, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Rasti ka ndodhur më 14.10.2024, rreth orës 02:50.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark