Arrestohet dhe më pas lirohet kosovari pasi policia i gjeti në shtëpi një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet dhe më pas lirohet kosovari pasi policia i gjeti në shtëpi një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

    Insajderi
    15 October 2024 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Banjskë të Zveçanit pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.

    Policia njofton se i njëjti pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Raporti i plotë:

    Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark