Dikush vendosi qëllimisht gurë në hekurudhën Pejë- Prishtinë, rrezikoi jetën e udhëtarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikush vendosi qëllimisht gurë në hekurudhën Pejë- Prishtinë, rrezikoi jetën e udhëtarëve

    Insajderi
    15 October 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja Infrakos ka njoftuar se të martën janë hasur gurë të hedhur mbi trasenë hekurudhore në linjën Prishtinë-Pejë, në dalje të stacionit Cerrovikë. Sipas njoftimit, falë makinistëve të trenit është shmangur një fatkeqësi.

    Infrakosi e ka dënuar aktin duke e quajtur të papranueshëm dhe që ka cenuar sigurinë e vendit.
    “Në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë ka ndodhur një akt i ulët nga individë të papërgjegjshëm, të cilët kanë hedhur gurë mbi trasenë hekurudhore, në dalje të stacionit Cerrovikë, respektivisht në kilometrin 37+500. Falë vigjilencës dhe profesionalizmit të makinistëve të trenit (Trasa 761), është shmangur një fatkeqësi e mundshme, duke mbrojtur jetën e qindra udhëtarëve që po përdornin këtë linjë për udhëtim. Infrakos dhe Trainkos dënojnë ashpër këtë akt të papranueshëm, i cili ka cenuar sigurinë e vendit dhe ka vënë në rrezik serioz jetën e shumë qytetarëve të pranishëm në trenin e linjës”, thuhet në njoftim.

    Sipas reagimit, kjo pengësë ka rrezikuar daljen e trenit nga shinat. “Vendosja e pengesës në një lokacion të përzgjedhur siç është rrezja e kthesës me kufizim të dukshmërisë në pamje ka rrezikuar daljen e trenit nga shinat, andaj na bën të besojmë se ky nuk është një akt i thjeshtë, por një veprim që duhet të vëjë në lëvizje organet e rendit”, thuhet në njoftim.

    Infrakosi e Trainkosi kanë bërë thirrje për hetim dhe zbardhje të rastit, që autorët të marrin dënimin e merituar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark