
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshkruar në detaje pasurinë e tij, për krijimin e së cilës thotë se u ndihmua nga miqtë dhe bashkëkombësit.
Ai thotë se familja e tij ka “punu në punë të shtetit” dhe se kanë pasur tokë, bagëti e bjeshkë. Haradinaj thotë po ashtu se gjatë kohës sa ka qenë në Zvicër, ka punuar tri puna, nga të cilat ka arritur që të blejë një banesë në Tiranë.
“Ne kishim mirëqenie para lufte por nuk kishim liri. Pas luftës kemi qenë të rrethuar nga shumë miqë dhe shumë njerëz liridashës, të cilët na përkrahën si familje në Gllogjan e të cilët po ashtu ndihmuan edhe në ndërtimin e shtëpisë në Prishtinë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 2002, me pak buxhet familjarë dhe me shumë ndihmë nga miqtë, dhe bashkëkombasit tanë”, ka thënë ai.
“Për të rikthyer kullën shqiptare dhe nderin e familjes sime, kam shitur dy prona, banesën në Tiranë dhe një tokë në Miradi….edhe aty na kanë ndihmuar familje të nderuara shqiptare. Sot kami mirëqenje por unë nuk mburrem me këtë, sepse shtetin e kemi jo mire. Gjithë përkrahjen që i është bërë familjes sime dhe mua , do t’ia kthejmë vendit, duke punuar me nder”, ka thënë ai.
Reagimi i Haradinajt vjen vetëm një ditë pasi Gazeta Express publikoi një dokumentar ku flitet për pronat dhe pasuritë milionëshe të politikanëve në Kosovë./Insajderi.com
[facebook id=”392888874168866″]