Insajderi
Lajme

Vasfije Krasniqi: Për mua asnjëherë nuk harrohet e kaluara

Insajderi
16 October 2024 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vasfije Krasniqi: Për mua asnjëherë nuk harrohet e kaluara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë të mërkurë, në kryeqytet është mbajtur Konferenca e 25-të Ndërkombëtare mbi Dhunën Seksuale në Konflikt.

Me këtë rast, Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, tha se megjithëse kanë kaluar 25 vjet, të kaluarën e kujton si sot.

6 vjet më parë ajo rrëfeu publikisht për dhunën që përjetoi vjet më parë.

“Kam shumë emocione, nuk mund t’i kontrolloj emocionet. Për mua asnjëherë nuk harrohet e kaluara. Familja ime, faleminderit që keni qëndruar me mua, dhe burrit tim faleminderit. Ndonjëherë mundohem të jem e mirë gjatë gjithë kohës. Duhet të bëjmë më shumë për të mbijetuarit, kjo qeveri duhet të bëjë më shumë. Këtë fjalim duhet ta ndërprej këtu sepse nuk mund ti kontrolloj ndjenjat e mia”, tha ajo.

Në konferencë po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si edhe dr. Denis Mukwege, laureat i çmimit “Nobel” për paqe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark