“Mos e, mos e…” Sigurimi i presidentes shtynë me forcë gazetarin derisa po i bënte pyetje, ndërhyn Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos e, mos e…” Sigurimi i presidentes shtynë me forcë gazetarin derisa po i bënte pyetje, ndërhyn Osmani

    Insajderi
    16 October 2024 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Truproja i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka shtyrë me forcë gazetarin derisa po tentonte t’i bënte një pyetje presidentes Osmani gjatë një paraqitje publike.

    Gazetari i televizionit RTV 21 Burim Zariqi ishte duke e pyetur lidhur me situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Derisa po ecte, gazetarët patën shumë pyetje dhe në një moment, sigurimi i presidentes është parë duke shtyrë njërin prej tyre.

    “Mos e, mos e…” – dëgjohet duke thënë presidentja, derisa e ndalon dhe u kërkon gazetarëve të nisin pyetje me shkrim.

    Po jemi takuar dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.” – u shpreh presidentja.

    Shikone momentin e incidentit nga minuta e 17’të:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark