"Projekti u masakrua" - Opozita pretendon se Komuna ngushtoi trotuarin për t'i dhënë hapësirë parkingu autoshkollës që lidhet me drejtorin e Alban Hysenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Projekti u masakrua” – Opozita pretendon se Komuna ngushtoi trotuarin për t’i dhënë hapësirë parkingu autoshkollës që lidhet me drejtorin e Alban Hysenit

    Insajderi
    16 October 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit, gjatë punimeve ka ngushtuar një pjesë të trotuarit në rrugën “Adem Jashari”. Sipas opozitës, kjo po bëhet për të krijuar hapësirë parkingu për autoshkollën “Kushtrimi”. Ky biznes siç merr vesh Insajderi, është në emër të vëllait të drejtorit të shërbimeve publike, Kushtrim Ibrahimi. Lidhur me këtë tender që tashmë ka nisur puna, janë ngritur dyshime dhe për shkelje të tjera, duke u ftuar hetuesia për ndërhyrje.

    Gazeta Insajderi

    Opozita në Gjilan po e akuzon Komunën se ka devijuar projektin për rrugën “Adem Jashari”. Madje Komuna thuhet se ka ndryshuar edhe çmimet për material.

    Në projektin e kontraktuar, fillimisht Komuna kishte paraparë kubëza betoni 1 euro m/2. Por, që tashmë çmimi ka ndryshuar në 10 euro m/2.

    Ky vendim siç thanë nga PDK në Gjilan është marrë nga menaxheri i kontratës dhe se hetuesia duhet të merret me këtë ‘masakër’.

    Menaxheri i projektit, nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të ndryshojë projektin pa aprovimin paraprak nga hartuesi i projektit. Çdo ndërhyrje e kësaj forme është vepër penale dhe ftojmë organet kompetente që menjëherë të marrin masa ligjore ndaj menaxherit të projektit. I kërkojmë publikisht hetuesisë që të merret urgjentisht me këtë masakër të këtij projekti, i cili ka devijuar 100% prej asaj që është projektuar, tenderuar, kontraktuar dhe prej kësaj që po ndodhë në teren. Përndryshe heshtja e këtij rasti nga hetuesia, nënkupton bashkëpjesëmarrjen e tyre në këtë katrahurë dhe në këto keqpërdorime që po ndodhin nga drejtori i shërbimeve publike dhe kryetarit të Gjilanit“, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Të gjitha këto ndryshime sipas opozitës, po bëhen nga presioni i drejtorit të shërbimeve publike, Kushtrim Ibrahimi.

    Por, cila është lidhja e Kushtrim Ibrahimit në këtë projekt?

    Punimet në këtë rrugë përfshijnë edhe një hapësirë afër auto-shkollës “Kushtrimi”.

    Pikërisht aty një pjesë e asfaltit është ngushtuar, duke lënë dyshime se është bërë për t’i dhënë hapësirë parkingu kësaj autoshkolle.

    Autoshkolka “Kushtrimi”, është në pronësi të vëllait të drejtorit të shërbimeve publike në Gjilan, Kushtrim Ibrahimi.

    Biznesi që mban emrin e drejtorit të Alban Hysenit, kishte kërkuar në kohën e zgjedhjeve edhe vota për të.

    Përshëndetje të nderuar kandidat/e, shpresojmë të mos ju shqetësojmë me këtë postim mirëpo pasi që është kohë fushate me gjithë respektin për ju vendosem që ta postojmë këtë lajmërim sa i përket kandidimit për asamblenë komunale të Gjilanit nga autoshkolla jonë është kandiduar edhe Kushtrim Ibrahimi“, thuhej në postimin e tyre.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe me drejtorin Ibrahimi, për të parë se a ka ndikuar ai në punimet në këto rrugë, por i njëjti ka mohuar të ketë pasur lidhje.

    Ai tha se nuk është pjesë e autoshkollës dhe se zyret i kanë me qera.

    Ndërsa kërkesa për hapësira parkingu thotë se u bë nga banorët dhe se vetë ai ishte kundër kësaj.

    Autoshkolla është në emër të vëllaut tim, ku unë nuk jam pjesë e autoshkolles, tjetra aty me zyre është me qera dhe nuk është vendi jonë. Kërkesa ka qenë e banorëve dhe lokaleve aty që të ju mundesohet hapsira për parkingje për klientat e tyre. Përkundrazi unë personalisht isha kundër, sepse nuk dua që të më lakohet emri në këto pune. Mirëpo, kjo është një propagandë e opozitës“, tha ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark