Insajderi
Lajme

Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit

Insajderi
17 October 2024 - 21:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj teksa foli për qeverisjen aktuale në vend, shkruan Insajderi.

Haradinaj tha se situata në qeveri është e tensionuar dhe se këto arrestime mund të ndodhin shumë shpejt.

“Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti, në çdo moment”, tha ai në T7.

Ai tha se një nga ministrat ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro vetëm për udhëtime, duke nxjerrë në pah shpenzimet e larta dhe mungesën e transparencës në menaxhimin e buxhetit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark